U gjetën të pajetë në shtëpi, zbardhet shkaku i vdekjes së aktorit të Twilight dhe të dashurës (FOTO LAJM)

Aktori i “Twilight”, Gregory Tyree Boyce dhe e dashura e tij, Natalie Adepoju kanë ndërruar jetë më 13 maj në shtëpinë e tyre në Las Vegas. Lajmin fillimisht e bënë të ditur burime për USA Today dhe më pas u konfirmua nga të gjitha mediat. Policia raportoi se nuk kishin shenja dhune, por pranë trupave të tyre u gjend një pudër e bardhë.

Shkaku i vdekjes është bërë i ditur vetëm së fundmi, pas rezultateve të toksikologjisë.

Sipas raportit, vdekja e tyre ishte aksidentale, e shkaktuar nga përdorimi i drogës. Boyce dhe e dashura e tij ndërruan jetë për shkak të intoksikimit nga kokaina dhe fentanyli.

Shtuar më 03/06/2020, ora 13:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori