Vritet gazetari francez në Ukrainën lindore

Një gazetar francez u vra sot në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore, sipas guvernatorit Serhiy Gaidai.

Gaidai tha se reporteri u vra gjatë një evakuimi nga rajoni, i cili është përballur me luftime të ashpra ditët e fundit ndërsa pushtimi rus vazhdon.

“Sot automjetit tonë të evakuimit, i cili do të merrte 10 persona nga zona, iu vu zjarri nga armiku. Shkarkimet e predhave shpuan shkatërruan blindat e makinës  dhe për pasojë vdiq një gazetar i akredituar francez që po bënte materiale për evakuimin, ndërsa një polic shpëtoi falë helmetës që mbante në kokë”, tha ai.

Gaidai konfirmoi se një evakuim nga rajoni tani është ndalur./albeu.com