U diagnostikua me koronavirus, Princi Charles del pas 7 ditësh nga izolimi
Princi i Uellsit tani nuk është më në izolimi, pas diagnostikimit të tij me koronavirus. Princi Charles kaloi 7 ditë i mbyllur në Skoci pasi rezultoi pozitive me koronavirusin dhe shfaqi simptoma të lehta.

Bashkëshortja e tij, Dukesha e Cornwall gjithashtu u testua por rezultoi negative. Edhe pse nuk ishte e koronavirus edhe ajo gjithashtu u izolua.

Një zyrtar i Pallatit tha se princi ka gjendje të mirë shëndetësore dhe se po ndjek rregullat e qeverisë.

“Clarence House konfirmoi sot se, pasi u këshillua me mjekun e tij, Princi i Uellsit është jashtë izolimit,”- tha një zëdhënës.

Princi Charles kaloi shtatë ditët e tij të karantinës në shtëpinë e tij në Birkhall.

Buckingham Palace raportoi se Mbretëresha u takua me djalin e saj më 12 mars dhe se gëzon shëndet të mirë.
Shtuar më 30/03/2020, ora 14:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori