U dhanë mbi 4 mijë vendime për azil politik, Gjermania nis rishikimin
Mbi një milion emigrantë, që janë larguar nga konflikti në Lindjen e Mesme kanë ardhur në Gjermani që prej 2015-s. Kjo gjë ka rritur shqetësimin për kohezionin social dhe sigurinë në Gjermani, e cila ka vendosur të rishikojë mijëra vendime për azil politik, ka thënë sot një zyrtar.

Zëvendësministri i Brendshëm, Stephan Mayer ka thënë në Dhomën e Ulët të Parlamentit se Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë do të rishikojë vendimet për 4,568 azile të lëshuara në periudhën janar 2013 – janar 2017.

Certifikatat për pranimin e azilit do të anulohen nëse nuk janë të ligjshme ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2018, ora 23:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori