U bë president me paratë e Gadafit, por ja sa i pasur është Sarkozy
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u arrestua nga policia ditën e sotme, pasi akuzohet për marrjen e 59 milionë dollarëve ilegalisht nga diktatori i Libisë, Muamar Gadafi.

Sarkozi u arrestua nga policia gjyqësore në Paris dhe u transportua në selinë e saj në Nanterre. Sarkozy dyshohet se ka marrë rryshfete nga Gadafi në vitin 2007, gjatë garës së tij presidenciale në fund të fundit, përcjell albeu.com

Sipas ligjit francez, kandidatët presidencialë janë të ndaluar të marrin pagesa në para dhe Sarkozi tani ka 48 orë për të shpjeguar pagesat para se ai potencialisht të ngarkohet edhe me akuza për korrupsion.

Këtu janë të gjitha informacionet për Nicolas Sarkozy duke përfshirë pasurinë e tij dhe martesën me Carla Bruni.

Kush është Nicolas Sarkozy?

Nicolas Paul Stephane Sarkozy de Nagy-Bocsa u lind më 28 janar 1955 në Paris. Babai i tij, Pal Sarkozi ishte nga aristokracia hungareze dhe merrej me industrinë e reklamave, ndërsa nëna e tij, Andree Mallah, ishte me prejardhje greke-hebraike. Pasi babai i Sarkozy u largua nga familja në vitin 1959, Andree u kujdes e vetme për të tre fëmijët esaj.

Nicolas Sarkozy është martuar tri herë: Marie-Dominique Culioli, Cecilia Ciganer-Albeniz dhe së fundmi Carla Bruni, me të cilën është i martuar që nga viti 2008.

Ai ka dy djem nga martesa e tij e parë, një djalë nga e dyta dhe një vajzë nga e treta. Nicolas Sarkozy është 1.65 cm i gjatë.

Sarkozi u diplomua nga Universite Paris X Nanterre me një MA në të drejtën private dhe vazhdoi të praktikonte ligjin e familjes.

Në moshën 23-vjeçare, Sarkozi u bë këshilltar i qytetit në Neuilly-sur-Seine dhe më pas u bë kryebashkiaku i qytetit, në moshën 28-vjeçare.

Gjatë karrierës së tij të hershme, Sarkozi u pa shpesh si mbrojtëes Jacques Chirac të dy më vonë do të bëheshin rivalë.

Gjatë viteve 2000, CV-ja politike e Sarkozy përfshinte rolet si Ministri francez i Brendshëm, Ministri i Financave dhe, në vitin 2004, si udhëheqës i UMP-së.

Më 6 maj 2007 Sarkozi u përurua si Presidenti i gjashtë i Republikës së Pestë dhe Presidenti i 23-të francez.

Gjatë një mandati të tij si president, Sarkozi realizoi shumë ndryshime financiare, të punësimit dhe taksave.

Megjithatë, presidenca e tij u rrënua nga disa skandale.
Në 2014, Sarkozi u vu nën hetim zyrtar, i akuzuar për përpjekjen për të ndikuar mbi gjyqtarët e lartë. Në gusht 2017, Sarkozi u hetua për pretendimet që ai mori ryshfet për të ndihmuar Katarin të fitojë ofertën e 2022 World Cup.

Në mars të vitit 2018, u zbulua se Sarkozi u mbajt në paraburgim për pretendimet se ai pranoi pagesa të paligjshme që arrinin në 42 milionë funte nga kolonel Gaddafi.

Pasuria e Nicolas Sarkozy?

Pasuria e Nicolas Sarkozy vlerësohet të jetë 12 milionë dollarë sipas Celebrity Net Worth.

Ai u votua si personi i 11-të më i fuqishëm në listën Forbes të Forbes 2011. /albeu.com/

Shtuar më 20/03/2018, ora 14:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori