U bë police pa lejen e prindërve: E reja sulmohet nga talebanët, por kush ishte porositësi
Hatera 33-vjeçe u punësua në polici kundër dëshirës së prindërve. Kështu, teksa ishte duke u kthyer nga puna, disa sulmues gjuan me armë zjarri në drejtim të saj, e madje e goditën me thikë në sy, duke i shkaktuar lëndime të konsiderueshme.

Sipas dyshimeve parapake, sulmin e kanë kryer talebanët dhe porositësi i sulmit thuhet se është babai i saj. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në provincën Gazni, në pjesën qendrore të Afganistanit. Aktualisht raportohet se gjendja shëndetësore e të resë është e stabilizuar, ndërsa si pasojë e goditjeve të rënda në sy, Hatera ka humbur shikimin.

“Do të dëshiroja të punoja në polici të paktën një vit. Po të më ndodhte kjo më vonë, sigurisht se do të ishte më pak e dhimbshme. Ndodhi shumë herët… po kthehesha në shtëpi pasi kishte përfunduar puna dhe jetoja ëndrrën time pas vetëm tre muajve që u punësova”, ka deklaruar Hatera.

Raportohet se ajo prej muajsh ishte munduar të marrë miratimin e babait që të realizojë ëndrrën e saj, por pa ndonjë sukses. Përkrahje i kishte ofruar vetëm bashkëshorti, por babai i saj kurrë nuk ishte ndalur duke kundërshtuar këtë ide, shkruajnë mediat e huaja.
Shtuar më 11/11/2020, ora 17:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori