Tymoshenko rikandidon për postin e presidentes së Ukrainës
Ish-kryeministrja e Ukrainës Julia Tymoshenko, gjatë një konference të mbajtur sot në Kiev ka bërë publike kandidaturën e saj për presidente të Ukrainës.

Kandidatët për president e kanë afat deri në datën 4 prill, për të paraqitur kandidaturën e tyre, pasi Parlamenti i Ukrainës ka vendosur që zgjedhjet të mbahen në datën 25 maj.

53 vjeçarja Julia Tymoshenko e cila ishte rivalja kryesore e presidentit të përmbysur Viktor Yanokovych, u lirua nga burgu disa ditë pas përmbysjes së presidentit me vendim të parlamentit të Ukrainës.

Në vitin 2011 ajo ishte burgosur nën akuzat për shpërdorim të pushtetit dhe ishte dënuar me shtatë vite burgim. Arrestimi dhe burgosja e saj ishte cilësuar nga vendet perëndimore, si kahmarrje politike.

Tymoshenko ka shërbyer në dy mandate si kryeministre, ndërsa në zgjedhjet e 2010-es, ajo kishte kandiduar për presidente, dhe me një diferencë shumë të vogël në balotazh, zgjedhjet i fitou rivali i saj Viktor Yanukovych. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2014, ora 16:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori