Tymoshenko propozon amnistinë e rreth 70,000 personave
Ish-kryeministrja e Ukrainës Yulia Tymoshenko, është shprehur sot nga Kievi se partia e saj ka propozuar amnistinë më të madhe në Ukrainë që nga pavarësia në vitin 1991.

Tymoshenko theksoi se propozimi i partisë së saj për amnistinë e rreth 70,000 personave do të debatohet në Kuvend javën e ardhshme.

Tymoshenko ka thënë se “mijëra pronarë të pafajshëm të bizneseve të vogla dhe të mesme janë pas hekurave” gjatë presidencës së Viktor Yanukovychit dhe se ata njerëz duhet të lirohen.

Tymoshenko kandidon për herë të dytë për postin e presidentes së Ukrainës. Në kandidimin e parë ajo u mund në balotazh me një diferencë të vogël votash nga Viktor Yanukovych.

Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë do të mbahen në datën 25 maj 2014. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2014, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori