Ish-kryeministrja e Ukrainës Yulia
Tymoshenko, gjatë një konference në Kiev është shprehur sot se mbetet kandidate për postin e presidentes, dhe se nuk do të bëjë marrëveshje me kandidatët e tjerë, për të tërhequr kanididaturën e saj.
Deklarata vjen një ditë pasi udhëheqsi i Partisë Demokratike për reforma në Ukrainë,
Vitali Klitchko, i ka bërë thirrje Tymoshenkos që të tërhiqet nga kandidatura dhe të mbështesë Petro
Poroshenko.
Ditën e shtunë
Vitali Klitchko ka hequr dorë nga kandidimi për president dhe do të kandidojë për kryetar të Kievit.
Ai është shprehur se do ta mbështesë biznesmenin
Poroshenko, i cili shihet nga shumë persona si një ndër njerëzit më me shumë influencë në Ukrailë. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2014,
ora 13:32