Tym në një tren në Uashington, 1 i vdekur, 2 në gjendje të rëndë
Tymi i përhapur në një tren në stacionin e metrosë në qendër të Uashigtonit ka shkaktuar vdekjen e një personi, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë. Si pasojë e tymit të përhapur, 84 persona kanë marrë ndihmën e shpejtë.

Autoriteti i Transportit në Uashington konformoi të dhënat, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet për të kuptuar shkaqet e incidentit.

Të gjithë të lënduarit u dërguan menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në pamjet amatore të xhiruara nga vetë pasagjerët shihen duke marrë frymë me vështirësi mes tymit, ndërkohë që makinisti u thotë të mos hapin dyert përndryshe nuk do të mbërrinin në stacion.

“Treni u ndal dhe u mbushëm me tym. Nuk mund të mbusheshim me frymë dhe na u desh të largoheshim përmesnjë tuneli. Nuk kishte drita, nuk shikonim asgjë”, tha pasagjeri Denzel Heç.

Stacioni është mbyllur përkohësisht, ndërsa treni është zbrazur, pas ndërhyrjes së policisë së Uashingtonit dhe skuadrës së zjarrfikësve, që përdorën sistemin e ventilimit për të larguar tymin.

Ende nuk dihet burimi i tymit, i cili u bë shkak edhe për ndërprerjen e transportit në disa linja të tjera.
Sistemi i metrosë së Uashingtonit, që vepron edhe në periferitë e shteteve fqinje, Virxhinia dhe Merilend, renditet i dyti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për numrin e udhëtarëve, pas atij të Nju Jorkut. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 10:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori