Eksperti ushtarak: Ushtarët rusë rezervë nuk janë të trajnuar për luftë

300,000 rezervistët që thirren nga Rusia nuk janë “të trajnuar, me eksperiencë apo të gatshëm” dhe mund të jetë një lëvizje “jashtëzakonisht e rrezikshme”, tha një analist ushtarak për Sky News.

Presidenti Vladimir Putin njoftoi zhvillimin në një fjalim të rrallë drejtuar kombit, ndërsa ai përpiqet të luftojë kundër një kundërsulmi ukrainas që ka rimarrë zona të gjera në javët e fundit.

Zëvendës-Marshalli i Ajrit në pension Sean Bell tha se madhësia e thirrjes mund të tingëllojë mbresëlënëse, por se ata që po mobilizoheshin nuk ishin ushtarë aktivë dhe të ngurtësuar nga beteja.


Shtuar 21.09.2022 16:55