“TV5Monde” sulmohet nga hakerat "pro" ISIS
Mbrëmjen e djeshme, rrjeti mediatik francez “TV5Monde” është sulmuar nga hakerat të cilat janë ‘pro’ ISIS. Lajmin në fjalë e ka konfirmuar Drejtori i Përgjithshëm i “TV5”-ës për “AFP”.

Përpos bllokimit të transmetimit televiziv, ata kanë arritur që të ndërhyjnë deri tek faqet e internetit. Ata kanë arritur të bllokojnë transmetimin televiziv, ndërkohë që kanë marrë nën kontroll faqen e internetit si dhe atë të “Facebook”-ut.

Lidhur me këtë situatë kaotike, Drejtori i Përgjithshëm i “TV5”-ës, Yves Bigot, ka thënë: “Ne nuk jemi në gjendje të transmetojmë në kanalet tona.

Faqet e internetit dhe ato të mediave sociale nuk janë më nën kontrollin tonë”. Raportohet se në faqen e “TV5Monde” në “Facebook”, hakerat postuan karta identiteti dhe CV, për të cilat ata pretendojnë se i përkasin të afërmve të ushtarëve francezë të përfshirë në operacionet kundër ISIS. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2015, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori