Tusk: Nuk është arritur progres i duhur në bisedimet për “Brexit”
Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, thotë se bisedimet për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian ende nuk kanë bërë progres të nevojshëm për të lëvizur në etapën e dytë, ashtu siç kërkohet nga Britania.

Tusk është shprehur “optimist i kujdesshëm” se negociatat për ndarje mund të lëvizin përpara, raporton agjencia AP nga Londra.

Pas takimit të sotëm me kryeministren e Britanisë, Theresa May, Tusk tha se beson se Britania përfundimisht është tërhequr nga qasja jorealiste për largim nga BE-ja.

Britania dëshiron të fillojnë diskutimet për raportet e ardhshme me BE-në, por zyrtarët e BE-së thonë se kjo nuk mund të ndodhë derisa të arrihet progres i mjafuteshëm për kushtet e ndarjes.

Javën e kaluar, në përpjekje për zbutje të kësaj situate, kryeministrja May tha se Mbretëria e Bashkuar do të jetë e gatshme të paguajë në arkën e BE-së gjatë fazës tranzitore dyvjeçare, pas Brexitit, që pritet të ndodhë në mars të vitit 2019.

Tusk tha sot në Downing Street në Londër, ku është selia e kryeministrisë britanike, se “nuk ka progres të duhur, por ne do të punojmë për këtë”. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2017, ora 18:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori