Shefi i Këshillit Evropian, Donald
Tusk, është marrë në
pyetje të hënën në vendlindjen e tij
Poloni, në kuadër të hetimeve parlamentare rreth skemës
piramidale që kishte rezultuar me mashtrimin e qindra polakëve, të cilët kishin kursime, gjatë kohës sa ai ishte kryeministër i vendit.
Në një moment emocional,
Tusk iu adresua partisë
konservatore aktualisht në pushtet në
Poloni, duke thënë se ajo po e shfrytëzon marrjen e tij në
pyetje për synime politike.
“Ju duhet ky komision, ju duhet ky spektakël për t’i vazhduar... insinuatat tuaja, po ashtu në emër të familjes time”, tha
Tusk.
Shtuar më 05/11/2018,
ora 16:51