Tusk: "Brexit" mund ta zbusë vetëm mos dalja e Britanisë nga BE
Alternativa reale kundër një divorci të vështirë mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian është mos kryerja e divorcit.

Kështu ka deklaruar presidenti i Këshillit Evropian Dornald Tusk, duke lënë të kuptohet se procesi në çdo lloj forme do të jetë tejet i komplikuar.

Gjatë një fjalimi në Bruksel, Tusk paralajmëroi se Bashkimi Evropian nuk do të bëjë kompromis mbi insistimin e tij që liria e lëvizjes do të jetë kusht për qasjen e Britanisë në tregun e përbashkët evropian.

Tusk: Unë mendoj se është e kotë të flas për një Brexit të butë, për të gjitha argumentet që kam përmendur. Këto janë thjesht spekulime teorike.

Sipas mendimit tim e vetmja alternativë e vërtetë kundër një Brexit të vështirë ‘është’ mos dalja e Britanisë nga Unioni, edhe pse sot është e vështirë të besosh një alternativë të tillë.

Presidenti i Këshillit do të udhëheqë mbledhjet e liderëve të BE-së mbi negociatat e daljes së Britanisë së Madhe nga blloku 28-anëtarësh.

Ndërsa, kryeministrja britanike, Tereza May, javën e kaluar deklaroi se qeveria në Londër do të zbatoje nenin 50 të Marrëveshjes së Lisbonës, në mënyrë që të hapet procesi i ndarjes, deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm.

Procesi negociues do të zgjasë dy vite dhe në atë periudhë do të duhet të zgjidhen disa çështje, mes të cilave edhe migrimi dhe tregu i vetëm. /albeu.com/


Shtuar më 14/10/2016, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori