"Turqit po kopjojnë raketat ruse S-400": Paralajmërimi i fortë pas transaksionit të bujshëm

Rreth kësaj teme:

Greqia ka hyrë në një fazë të ethshme riarmatimi me qëllim përballimin e supremacisë turke në det dhe në ajër, ndërsa mediat greke kanë dhënë sëfundmi alarmin për një çështje tjetër delikate që në fakt cënon balancat në rajon dhe më gjerë.

Gazeta treke "To Vima" shkruan duke iu referuar burimeve të saj se Turqia është duke kopjuar teknologjinë e raketave të avancuara anti-ajrore ruse S-400, të cilat u blenë me shumë bujë dy vite më parë, ndërsa kanë shkaktuar një çarje të thellë mes Turqisë dhe NATO-s.

Kjo e fundi i cilëson kërcënim të madh për sigurinë e Aleancës futjen e raketave ruse si pjesë të sistemeve mbrojtëse të shteteve që janë anëtare, siç është rasti i Turqisë. /albeu.com
Shtuar më 09/02/2021, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori