Turqit nxjerrin planin e marrjes së Kretës (FOTO LAJM)

Një publikim i ditës së djeshme në gazetën kemaliste turke "Sozcu" mbi rikthimin e Kretës nën sundimin turk ka shkaktuar mjaft reagime ne Greqi.

Sipas shkrimit të botuar nga një ish-ushtarak i lartë turk Ümit Yalım dhe hartës që shoqëronte atë, 3/4 e ishullit të Kretës i përkasin Turqisë dhe vetëm 1/4 i përket grekëve.

Kjo, sipas tij, është marrëveshja e arritur gjatë Luftës Ballkanike në vitin 1913, por që më pas nuk u vu në zbatim për shkak se nga ajo marrëveshje hoqën dorë Serbia dhe Mali i Zi.

"Marrëveshja parashikonte që Turqia të kishte 3/4 të ishullit dhe të gjithë ishujt e vegjël rreth Kretës", shkruan Yalım duke sjellë edhe reagimin e portalit grek "Zougla", i cili shkruan se kjo është një çmenduri dhe nxitje për tensione në Egje. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2019, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori