Financial Times shpall Zelenskyn “Njeriun e Vitit”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shpallur “njeriu i vitit” për gazetën britanike Financial Times, e cila i ka kushtuar presidentit ukrainas  një artikull të gjatë.

“Nëntë muaj pas luftës brutale për mbijetesë kundër pushtuesve rusë, Volodymyr Zelensky shfaqet i lodhur, me rrathë të errët poshtë syve”, shkruhet në hyrje të artikullit, i cili tregon personazhin duke u nisur nga përvoja e tij si aktor në luftën kundër lideri trus Vladimir Putin.

“44-vjeçari Zelensky ka fituar një vend në histori për shfaqjen e tij të jashtëzakonshme të lidershipit dhe qëndrueshmërisë”, shkruan FT.