Shkëlqeu në vitet ’90, feston sot 66-vjetorin e lindjes, e gjeni dot për cilin aktor bëhet fjalë (FOTO LAJM)

Aktori Kristaq Skram lindi ne Vlore, me 16 gusht dhe sot feston ditëlindjen e 66. Ka mbaruar Institutin e Larte te Arteve ne Tirane, dega Drames, ne 1981 dhe fill me pas eshte emeruar aktor prane teatrit “Petro Marko” Vlore. Qysh ne vitin 1977 u aktivizua si protagonist, me rolin e Bujarit, ne nje nga dramat me te suksesshme te ketij teatri Rruga “Budi 723”.

Gjate 21 vjeteve te veprimtarise artistike si aktor ka realizuar rreth 50 role. Eshte protagonist ne 12 filma shqiptare. Ne Festivalet VIII dhe IX te Filmit Shqiptar eshte vleresuar me cmime per realizime artistike (filmat Duaje emrin tend dhe Pranvera s’erdhi vetem).

Nder figurat me te spikatura ne skenen e teatrit jane ato qe ka luajtur ne dramat: Rruga “Budi 723”, Shoku Zylo, Kumtesa e 7, Sezoni dimeror i kafe Rivieres, Tri mendje ne ankand, Rinoceronti, Blerta… etj..!, Larg Otrantos, Sakrifica, Njeriu i Bores, Morsa, Para Semaforit. Ka vene ne skene edhe disa shfaqje si regjisor (Morsa, Terroristi i nje qyteti, Ah, veshkat e mia!, Kaloresit).

Pervecse si aktor, 12 vjet punoi si drejtor i Teatrit te Vlores, ndersa ne vitin 2006 u emerua drejtor i Teatrit Kombetar. Loja e tij eshte e natyrshme, pa sforcime, qe synon nje impact te natyres psikologjike me personazhin, vecse pa turbullime, ankthe dhe vrullime te skajshme, perkundrazi nen “hetimin” e nje logjike te qashter qe vendos drejtpeshim ne ecurine e veprimit dhe ndjenjes.

Me dhunti fizike te pelqyera e portret terheqes per formate pozitive, ai eshte orientuar me fort (kjoj edhe nga parapelqimet e regjisoreve) ne misherime njerezish tem bare, fisnike, shpirtmire e te virtyrshem, sikunder heronjve romantike, bartesve te ideve dhe interesave te gjera nacionale apo sociale, formatim te cilin e ka thyer me sukses disa here pas viteve ’90 ne role me kah e brendi tjeter karakteriale.