Turqia tronditet nga termeti, 7 të vdekur
Një termet ka tronditur Turqinë gjatë mbrëmjes së kaluar ku kanë mbetur të vdekur 7 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur. Ndërsa bëhet e ditur nga mediat vendase se ky numër mund të rritet pasi disa persona rezultojnë si të humbur.

Lëkundjet e tokës kanë prekur lindjen e Turqisë, duke provokuar të tjera viktima. Ndërkohë mësohet se rreth 50 persona janë bllokuar nën rrënojat e një hoteli.

Lëkundjet e termetit kanë filluar në orën 21:23 me orën lokale, duke rrëzuar fillimisht një hotel 5-6 katësh, që akomodonte më tepër gazetarë dhe skuadra të gjysmë hënës së kuqe. Informacionet e para tregojnë që në “Bayram Hotel” kanë qenë të pranishëm 35 persona.

Në këtë zonë janë të shpeshta tërmetet, ku më i fundit me pasoja të rënda ishte ai 23 tetorit që shkaktoi 603 të vdekur dhe 4 152 të plagosur. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori