Turqia tallet me BE-ne
Albeu.com
Ka tashmë disa vjet që Turqia ka qenë e detyruar të dëgjojë ligjëratat e Brukselit: Turqia duhet të mësojë shumë, para se të bëhet anëtare e BE-së dhe se vendi ende nuk është i pjekur, për t’u bërë anëtar i familjes europiane. Por tani duket se situata ka ndryshuar.
Tani turqit kanë hedhur shikimin kah Greqia, Portugalia dhe Spanja, kah shembja e euros dhe nuk po mund të fshehin buzëqeshjen: ka gjasa që Turqia të ketë mangësi, por jo aq mangësi sa ka Greqia, si shtet anëtar i BE-së.

A nuk do të ishte më mirë që BE-ja të mësojë nga Turqia, e jo anasjelltas?

Me këtë rekomandim ekonomisti turk, Nouriel Roubini, ngazëlleu lexuesit me artikullin e tij në gazetën Hurrijet.

Roubini u citua të ketë thënë se kriza aktuale nuk do të kishte shpërthyer, po të kishte mësuar Europa nga shembulli i Turqisë - ngase në vitin 2001 ndodhi shembja e sektorit bankar dhe qeveria arriti të tejkalojë me shpejtësi këtë krizë, falë reformave radikale.

Duke pasur parasysh krizën aktuale, disa turq janë tejet të lehtësuar për faktin se Brukseli ja ka vështirësuar aq shumë anëtarësimin vendit në BE.

Ndoshta vërtetë Turqia nuk e ka vendin në BE. Turqia në vitin 2010 pret një shkallë të shtimit prej 6 për qind. BE-ja është shumë larg nga kjo shifër.
Shtuar më 09/05/2010, ora 12:30
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori