Turqia reagon ashpër: "Nuk do ta pranojmë kurrë armëpushimin me kurdët në Siri"
Turqia ka reaguar më në fund pas kritikave të ashpra nga Irani dhe Franca për ndërhyrjen ushtarake në Siri por edhe pas kërkesave për armëpushim nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja që po lufton ISIS-in.

"Nuk do të pranojmë kurrë vendosjen e një armëpushimi me milicët kurdë të Sirisë të njoftuar më parë nga SHBA-ja.

Nuk do të biem dakort me këtë proces për asnjë lloj rrethane, në kundërshtim me disa deklara të publikuara nga disa shtete të huaja rreth mundësisë së një kompromisi apo armëpushimi midis Turqisë dhe faktorit kurd.

Republika turke është një shtet sovran dhe legjitim që nuk mund të jetë në pozita të barabarta me një organizatë terroriste", deklaroi sot ministri turk për Çështjet Evropiane, Omer Celik për agjencinë zyrtare turke të lajmeve "Anadolu". /albeu.com/

Shtuar më 31/08/2016, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori