Turqia nuk i zbut ligjet antiterror
Lideri turk ka refuzuar sërish ndryshimin e ligjeve antiterror për shkak të gjendjes aktuale në vend, gjë që BE-ja e ka vendosur si kusht për heqjen e vizave.

"Për momentin, në këtë çështje nuk ka fare lëvizje, për shkak të dallimeve që kemi.

E megjithatë, unë nuk besoj se e gjitha në fund duhet të dështojë, por kemi shans që të diskutojmë për marrëveshjet për të cilat kemi rënë dakord", ka deklaruar Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Shulc, gjatë një vizite në Ankara.

Por zyrtarët turq kanë deklaruar se i kanë përmbushur disa prej detyrave, por BE-ja nuk e ka bërë këtë.

"Por, tani ekziston mundësia për t’i përmbushur. Por, ka një përjashtim dhe ai është ligji për terrorizmin. Ne nuk mund ta ndryshojmë atë nën rrethanat aktuale. Bëhet fjalë për jetë a vdekje", ka thënë lideri turk.

Shulci dhe Komisoneri për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos, i cili qëndroi gjithashtu në Ankara, ishin të parët përfaqësues të lartë të BE-së që shkuan në Turqi pas dështimit të përpjekjes për grusht shteti. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2016, ora 12:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori