Tjetër detaj se Bora dhe Donaldi janë ribashkuar, ky i fundit afrohet dhe i ndez cigaren (VIDEO)

Një tjetër detaj tregon se çifti i famshëm, Donaldi dhe Bora Zemani, po shkojnë drejt ribashkimit.

Valdrin Sahiti mblodhi mbrëmë thuajse të gjithë emrat e njohur nga bota e shoëbizit. Ai prezantoi koleksionin e tij më të ri, pikërisht aty ku nisi gjithçka, në Prishtinë.

Në këtë mbrëmje të ftuarit ishin fytyra publike, e gjithçka ishte e përgatitur deri në detajin e fundit.

Në mesin e të ftuarve ishte edhe moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj.

Edhe pse deri mbrëmë ata nuk pranuan se janë rikthyer bashkë, në pamjet e publikuara së fundi dyshja i dhanë kuptim raportimeve pasi u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Madje, aktori nuk hezitoi e në prani të të gjithëve u afrua aq shumë sa i ndezi edhe cigaren Borës.


Shtuar 17.05.2022 09:52