Turqia merr masa të reja pas sulmit në Ankara
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka lajmëruar se po zbatohen masa të reja për sigurinë e gjithë vendit, pas sulmit me makinë-bombë këtë javë në kryeqytetin Ankara, ku u vranë 28 vetë.

Davutoglu ndërkohë ka hedhur poshtë edhe pretendimet nga grupi militant kurd TAK, që tha se ka dorë në këtë sulm me bombë.

Kryeministri tha se TAK e ka marrë përgjegjësinë si “zëvendësim” për ta mbrojtur milicinë siriane kurde, të njohur si YPG.

Davutoglu tha se më tepër forca të sigurisë do të vendosen në kryeqytet dhe prania e tyre do të jetë “më tepër e dukshme”.

Duke folur në një konferencë për gazetarë që është transmetuar në televizion, Davutoglu tha, po ashtu, se Shtetet e Bashkuara duhet ta shohin çdo sulm ndaj Turqisë si sulmShtetet e Bashkuara./Albeu.com/

Shtuar më 20/02/2016, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori