“Bombat bien në Ukrainë, viktimat shënohen në Shqipëri”, protestuesit “shpërthejnë” ndaj Ramës

Qytetarët sot janë në ditën e pestë të revoltës së tyre kundër rritjes së çmimeve në vend. Ata kërkojnë uljen e taksave dhe bëjnë thirrje për lirimin e te arrestuarve në ditët pararendëse të kësaj proteste masive.

“Bombat po bien në Ukrainë dhe viktimat shënohen në vendin tonë, ne duam të jetojmë në dinjitet”-tha një nga protestuesit në fjalën e tij.

Protestuesi: Bombat po bien në Ukrainë dhe viktimat po shënohen në Shqipëri, kërkojmë një jetë me dinjitet ashtu siç e meritojmë.

Duhet që nga këto shkallë secili prej jush të shprehë hallet e tij, sepse në rrugë na ka nxjerrë halli. Duam të blemë më lirë bukën e karburantin.

Goci: Thatë që keni dalë me një shumësi ngjyrash dhe kjo gjë e ka trembur kryeministrin.


Shtuar 13.03.2022 12:14