Turqia humb ish kryeministrin Bylent Exhevit
Albeu.com
Ish kryeministri turk, 81 vjeç, Bylent Exhevit, është ndarë nga jeta dje rreth orës 22:40. I shtruar në spital që prej 172 ditësh, Exhevit pasi kaloi një operacion të rëndë dhe pas një hemoragjie celebrale, ka qendruar në dhomën e reanimacionit të Spitalit të Akademisë Ushtarake.

Ai, një nacionalist i majtë, shërbeu pesë herë si kryeministrët i Turqisë në karrierën e tij të gjatë politike.Ecevit ishte ne pushtet kur Turqia dërgoi trupat në Qipro në vitin 1974 dhe kur siguroi statusin e kandidatit për anëtarësi në BE në vitin 1999. Eçevit u burgos gjatë sundimit ushtarak në vitet 1980 dhe u ndalua nga politika për dhjetë vjet, por gjatë kësaj kohe ai krijoi idenë e një udhëheqësi të moderuar që bëri të fitonte postin e kryeministrit në vitin 1999.
Lajmin e vekjes së ish kryeministrit turk e ka dhënë doktori i tij që e mbante nën vëzhgim të vazhdueshëm, Myxhait Pehlivan. Ndërkohë sipmatizatë të tij janë grumbulluar praën spitalit ku Exhevit qëndronte.

Pasardhësi i tij Zeki Sezer, tha se Turqia humbi një nga figurat më të mëdha politike, emri i të cilit do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e Turqisë. Ai shtoi se bashkëshortja e ish kryeministrit edhe pse në një moshë të thyer dhe shumë e mërzitur, nuk ka probleme shëdetësore.

Sapo kanë marrë lajmin e humbjes së Exhevitit, menjëherë kanë dhënë mesazhet publike presidenti Ahmet Nexhdet Sezer dhe kryeministri Rexhep Tayip Erdogan. Sezer u shpreh se Turqia humbi një nga politikanet që I kanë dhënë jetën të ardhmes së vendit të tyre. “Me karakterin e tij, ai u kthye në një siºmbol të diplomacisë turke. Ai kurrë nuk u largua nga vlerat e etikës dhe qëndrimi demokratik. I shpreh ngushëllimet e mia familjes së të ndjerit dhe të gjithë popullit turk.”, tha Sezer. Kryeministri Erdogan, e vlerësoi figurën e Bylent Exhevitit si nje nga figurat më të larta të politikës dhe diplomacisë turke.

Ish kryeministri Turk Bylent Exhevit gjate karieres se tij politike, ka vizituar dy here Shqiperine, nje ne vitin 1978 dhe nje here ne vitin 2000. Ai eshte njohur si nje mik i Shqiperise dhe shqiptareve. Ne vitin 2000, Exhevit pershendeti marredheniet e mira midis Shqiperise dhe Turqise dhe veçanerisht vleresoi investimet e popullit turk ne fushen e arsimit.

Nderkohe, autoritet bejne te ditur se varrimi i ish kryeministrit Exhevit, do te behet diten e merkure sipas rregullave te funeraleve zyrtare. Gazeta Start

Shtuar më 06/11/2006, ora 10:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori