Turqia heq ndalimin e shamisë në ushtri
Turqia ka lejuar për herë të parë pjesëtaret femra të ushtrisë që të mbajnë shaminë gjatë ushtrimit të detyrës si pjesë e uniformës së tyre.

Kjo masë, simbolikisht e rëndësishme për shkak të statusit për mbrojtjen e laicitetit të ushtrisë turke që prej themelimit të Republikës nga Mustafa Kemal, përfshin gjithashtu studentët në shkollat ushtarake.

Gratë e forcave të armatosura do të jenë të lejuara të “mbulojnë kokën e tyre” poshtë kapelave apo beretave të tyre për sa kohë shamia është “në të njëtën ngjyrë me atë të uniformës”, thuhet në rregullin e re të ministrisë së mbrojtjes të njoftuar të mërkurën.

Rregullorja do të hyjë në fuqi pasi që të publikohet në Gazetën Zyrtare. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2017, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori