Turqia, Greqia, Suedia dhe Egjipti terheqin ambasadoret e tyre nga Izraeli
Albeu.com
Turqia, Greqia, Suedia dhe Egjipti kanë tërhequr ambasadorët e tyre nga Izraeli, pas sulmit të përgjakshëm të forcave izraelite kundër karvanit humanitar që po udhëtonte drejt Gazës.Greqia, përveç tërheqjes së ambasadorit ka përfunduar menjëherë edhe stërvitjen ushtarake në Mesdhe mes forcave ushtarake greke edhe atyre izraelite. Stërviotaj "Minaos 2010" kishte filluar me 25 maj dhe do të zgjaste deri me 3 qeshor.

Edhe presidenti francez Sarkozy ka shprehur keqardhjen e tij të thellë përpara pasojave tragjike të operacionit ushtarak izraelit dhe ka kërkuar një hetim për sa ka ndodhur. Ndërkohë Ministria e Jashtme ka thirrur ambasadorin izraelit në Paris.

Sulmi është dënuar ashpër edhe nga Spanja, Italia, Gjermaniam Vatikani si dhe shumë shtete të tjera ndërsa reagimi më i butë ka ardhur nga SHBA-të, të cilët janë mjaftuar me "shprehjen e keqardhjes" për të vdekurit dhe lënduarit.
Shtuar më 31/05/2010, ora 15:24
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori