Turqia eshte e gatshme per shkembimin e uraniumit per Iranin
Albeu.com
Kryeministri turk, Recep Tayip Erdogan, ka shprehur gatishmërinë e Turqisë që të shërbejë si ndërmjetës për shkëmbimin e karburantit bërthamor të Iranit, në rast të një marrëveshje mes perëndimit dhe Teheranit.
Erdogan tha për mediet se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore ka sugjeruar se Turqia mund të jetë vendi i duhur për shkëmbimin e uraniumit. Gjatë ditës Erdogan do të zhvillojë bisedime me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, e cila gjendet në Doha.
SHBA-ja ka kërkuar një raund të katërt sanksionesh për Iranin.
Shtuar më 14/02/2010, ora 22:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori