Turqia: Do t'i godasim kurdët në Irak
Turqia do të vazhdojë me sulmet ndaj luftëtarëve kurdë në veriIrakut, deklaruan nga ministria e Jashtme turke, një ditë pasi Bagdadi zyrtar tha se Turqia ka shkelur sovranitetin e shtetit.

Ushtria turke tha të premten se ka vrarë tetë militantë kurdë. Turqia rregullisht sulmon bazat e Partisë së Punëtorëve të Kurdëve, PKK, dhe malet përreth rajonit verior të Irakut.

Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar me lansimin e onfenzivës në veriIrakut më herët këtë vit. Këtë javë ai tha se do të zhvillojë një operacion edhe për kurdët në kufi me Sirinë.

“Aktivitetet e PKK-së në territorin e Irakut dhe të Sirisë janë bërë çështje e rëndë për sigurinë kombëtare në Turqi, tha ministri i Jashtëm, Hami Aksoy.

Këto operacione në luftën kundër terrorizmit do të vazhdojnë, deri sa këto organizata të shuhen nga këto territore", shtoi ai.

PKK shquhet si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.


Shtuar më 16/12/2018, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori