E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Turqia do të dërgojë Holandën në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan e ka rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes debatin për ndalimin e ministrave turk në Roterdam të Holandës.

Erdogan ka paralajmëruar se do të sfidojë shtetin holandez në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut pas pengesës të vendosur nga Holanda për të lejuar zyrtarët turq të zhvillonin tubime pro referendumit kushtetues në shtetin turk.

Gjatë një interviste për mediat, pas takimit me kabinetin në Ankara të hënën në mbrëmje, kreu i shtetit turk ka deklaruar se është i vendosur “për sanksionet e duhura” dhe se “Holanda do të mbajë përgjegjësi”, citon Reuters.

Tensionet midis Turqisë dhe disa shteteve evropiane janë rritur ditët e fundit për shkak të vendimeve të këtyre vende për të mos lejuar zhvillimin e tubimeve të zyrtarëve të lartë turq për fushatën pro referendumit të prillit./albeu.com/
Shtuar më 13/03/2017, ora 19:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori