Turqia dërgon mijëra komando në Siri, gati për luftë me Asadin
Pëlqej
Gjatë tre ditëe të fundit pasi milicët shiit dhe forcat e Presidentit Asad kishin paralajmëruar se do të futeshin në rajonin e Afrinit, ushtria turke ka dërguar një numër të madh pjestarësh të Forcave Speciale të Xhandarmërisë dhe Policisë, krahas atyre të ushtrisë.

Ccdo ditë nga qytete të ndryshme të vendit janë duke fluturuar avionë transporti ushtarak "A 400" duke zbritur në aeroportin e Gaziantepit, një qytet shumë pranë kufirit me Sirinë, përcjell Albeu.com.

Futja e forcave të Asadit dhe milicëve shiit të mbështetur nga Irani e kompromenton edhe më tej situatën në Siri duke rrezikuar që konflikti të zgjerohet edhe në shtetet e tjera, krahas atyre që kanë qenë të përfshira direkt.

Agjencia qeveritare e lajmeve në Siri, SANA njoftoi se forca të tjera ushtarake, mbështetëse të Presidentit Asad janë futur në rajon gjatë ditës së sotme.

Mbrëmjen e djeshme, ushtria turke bombardoi milicët shiit që po futeshin në Afrin duke shënuar kështu përplasjen e parë të tyre në betejë. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2018, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori