A do të largohet Granit Xhaka nga Arsenali? Vjen lajmi i fundit nga eksperti i transferimeve

Sa herë që vjen afati kalimtar, Granit Xhaka bëhet një prej futbollistëve më të përfolur.

Futbollisti nga Kosova që aktivizohet tek Arsenali, ishte sërish temë spekulimi këtë janar.

U raportua vazhdimisht se trajneri Jose Mourinho e dëshiron me ngulm shqiptarin te Roma.

Megjithatë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano e ka sqaruar të ardhmen e Xhakës tani.

Sipas tij, Xhaka do të mbetet në Arsenal edhe më tutje dhe se largimi i tij në ditët e fundit të janarit nuk është një opsion.

Ndryshe, kontrata aktuale e Xhakës skadon në verën e vitit 2024.


Shtuar 30.01.2022 11:30

Tags: ,