Organi zyrtar turk i
barnave dhe
pajisjeve mjekësore miratoi
vaksinën kineze CoronaVac për përdorim urgjent kundër
koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas vlerësimeve të dozave, Agjencia Turke e
Barnave dhe
Pajisjeve Mjekësore (TITCK) njoftoi se ka autorizuar
vaksinën e njohur si CoronaVac, e cila u zhvillua nga kompania me bazë në Pekin SinoVac.
“Gjatë vlerësimit të të dhënave shkencore, mostrat që u dorëzuan në vendin tonë janë ekzaminuar në laboratorët e institucionit tonë gjatë 14 ditëve”, tha TITCK në një deklaratë, duke shtuar se vaksina do të dorëzohet me shpejtësi për publikun.
Vaksinohet ministri turk i Shëndetësisë, nga nesër vaksinimi i personelit shëndetësor
Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, pranoi
vaksinën e parë në vend kundër
koronavirusit të ri (COVID-19), menjëherë pasi organi zyrtar i
barnave miratoi
vaksinën kineze CoronaVac.
Menjëherë pas takimit të Këshillit Shkencor të
Koronavirusit, Koca tha se nga dita e nesërme do të fillojë vaksinimi i gjithë personelit shëndetësor.
Ai theksoi se prioritet i Turqisë është ecuria transparente e programit të vaksnimit.
Koca deklaroi se ecuria e programit të vaksnimit në Turqi mund të ndiqet drejtpërdrejt në internet.
Ndërkaq, pas deklaratave të tij, Koca u vaksinua në Spitalin e Qytetit në Ankara, së bashku me ekspertët e tjerë të Këshillit Shkencor.
“Dua të nënvizoj se secili patjetër duhet të vaksinohet. Duhet patjetër të vaksinohemi në mënyrë që t’i kthehemi jetës së mëparshme”, tha ministri turk në një prononcim pas vaksinimit.
“Jam i bindur se ditët e ardhshme do të jenë të ndritshme. Uroj që të shkojë mbarë”, shtoi ai.
Ndryshe, organi zyrtar turk i
barnave dhe
pajisjeve mjekësore miratoi
vaksinën kineze CoronaVac për përdorim urgjent kundër
koronavirusit.
Pas vlerësimeve të dozave, Agjencia Turke e
Barnave dhe
Pajisjeve Mjekësore (TITCK) njoftoi se ka autorizuar
vaksinën e njohur si CoronaVac, e cila u zhvillua nga kompania me bazë në Pekin SinoVac.
“Gjatë vlerësimit të të dhënave shkencore, mostrat që u dorëzuan në vendin tonë janë ekzaminuar në laboratorët e institucionit tonë gjatë 14 ditëve”, tha TITCK në një deklaratë, duke shtuar se vaksina do të dorëzohet me shpejtësi për publikun. /AA/
Shtuar më 13/01/2021,
ora 20:19