Turqi, vijojnë protestat
Sërish protesta në Stamboll, ku protestuesit janë përleshur me policinë pasi skuadrat e ndërhyrjes së shpejtë përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të dëbuar demonstruesit nga parku Gezi.


Dëshmitarët thanë se nata ishte një nga më të vështirat që nga nisja e trazirave kur u pushtua edhe parku 18 ditë më parë. Policia bllokoi Urën e Bosforit për të ndaluar demonstruesit të hynin në sheshin Taksim, ku ndodhet edhe parku Gezi, planet për të ndërtuar mbi të cilin ndezën fillimisht zemërimin popullor. Përleshjet kanë vazhduar edhe gjatë mëngjesit të së dielës përreth sheshit, ndërsa bulldozerët kanë nisur punën në Taksim duke pastruar barrikadat e lëna aty nga protetsuesit. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2013, ora 12:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori