Turqi, vazhdojne arrestimet e ushtarakeve te akuzuar per komplot
Albeu.com
Një gjykatë turke ka vendosur sot arrestimin edhe të 18 ushtarakëve të lartë, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në organizatën që po përgatiste grushtin e shtetit në Turqi.
Aktualisht në burg ndodhen 31 ushtarakë, në detyrë por edhe në pension, midis të cilëve admiralë dhe gjeneralë. Ndërkohë mediat turke shtojnë sot, se është liruar ish-shefi i forcave ajrore dhe detare të Turqisë, i cili ishte arrestuar të hënën, sëbashku me 49 ushtarakë.
Shtuar më 26/02/2010, ora 20:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori