Turqi: Triumf i bujshëm i partisë në pushtet drejtuar nga Tajjip Erdogan
Albeu.com
Ak Parti ka fitur 48% te votave duke siguruar 342 vende, nga gjithsej 550 sa numeron parlamenti turk. CHP (e majte) 20 % dhe 111 deputete dhe MHP ( ekstremi i djathte) 15 % dhe 70 deputete. Numri i deputetëve te pavarur eshte 27.Ka përfunduar dhe numërimi i votave për zgjedhje të parakohshme për parlament në Republikën e Turqisë. Menjëherë bie në sy fitorja e bujshme e partisë aktuale në pushtet AK, e drejtuar nga kryeministrit Tajip Erdogan. Me këtë fitore ai ka arritur të marrë afërsisht 47 % të votave, duke siguruar 342 vende në parlament ku numri i të cileve është 550. Ndërkohë në parlament kanë arritur të futen dhe dy parti të tjera të cilat arritën të kalonin pragun e vendosur prej 10 %. Partia Republikane Popullore me prirje te majta (CHP) fitoi 20 për qind dhe me këtë përqindje merr 111 vende ndërsa Partia Lëvizja Kombëtare e ekstremit të djathtë (MHP) fitoi rreth 15 për qind ku arrin të zërë 70 vende në parlament. Ndërsa 27 vendet e tjera do jenë të zëna nga deputetët e pavarur. Pak para përfundimit të shpalljes përfundimtare të zgjedhjeve kryetari i partisë që udhëheq bindshëm ka dalë dukë bërë fjalimin e tij të fitores. "Ne do të vazhdojmë të punojmë me vendosmëri për të arritur synimin tonë evropian", u deklaroi Erdogan mijëra mbështetësve të entuziazmuar para selisë së partisë së tij”
"Ne do të vazhdojmë reformat demokratike dhe do të çojmë përpara zhvillimin ekonomik", shtoi ai.
R. Çinari, start
Shtuar më 23/07/2007, ora 17:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori