Turqi/ Sulmohet me raketa aeroporti në DiyarbakirT
Një sulm ajror ka ndodhur në afërsiaeroportitDiyarbakir të Turqisë ku mësohet se raktetat janë hedhur në afërsiaeroportit në juglindje të qytetit Diyarbakir.

Mesohet se raketat kanë rënë në afërsi të një pikë të kontrollit të policisë ditën e djeshme, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve dhe stafit duke kërkuar strehim brenda hapësirave të terminalit.

Guvernatori i Diyarbakirit, Huseyin Aksoy ka thënë se nga ky sulm nuk ka pasur viktima dhe se fluturimet kanë vazhduar normalisht.

Agjencia e lajmeve Dogan njofton që akoma askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm./albeu.com/


Shtuar më 28/08/2016, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori