Turqi përsëri protesta të dhunshme
Ditën e martë ka nisur dhuna mes protestuesve dhe policisë, vetëm pak orë pasi 22 vjeçari Ahmet Atakan është varrosur. Në Turqinë Juglindore qindra protestues janë përleshur me policinë.

Atakan ka vdekur gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës në qytetin e Antakya, gjatë një demonstrate kundër trajtimit që i ka bërë policia protestave anti-qeveritare gjatë verës.

Sidoqoftë, arsyeja e vërtetë e vdekjes së tij mbetët e paqart. Lajmi për vdekjen e protestuesit ka nxitur protesta edhe në qytete të tjera turke. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori