Turqi, miratohen ndryshimet kushtetuese
Albeu.com
Parlamenti i Turqisë ka miratuar 26 nga 27 ndryshimet kontroverse të Kushtetutës, të cilat sipas kritikëve do të minojnë pavarësinë e gjykatave shekullore. Opozita akuzon partinë në pushtet, AKP, se po përpiqet të vërë nën kontroll institucionet shtetërore.
Rrënjët e AKP-së bazohen tek politika e Islamit. Por partia e kryeministrit Erdogan nuk mori dy të tretat e votave dhe kështu amendamentet do të shkojnë në referendum. Nga ana e saj AKP thotë se reformat do të ndihmojnë vendin në aplikimin për anëtarësimin në BE. Paketa e amendamenteve kaloi pas një seance maratonë që zgjati 4 ditë.
Shtuar më 07/05/2010, ora 16:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori