Daily Mail: Dhërmiu perla e fshehur e Europës

Daily Mail i ka dedikuar një shkrim Dhërmiut, të cilin e quan “perlën e fshehtë të Europës”.

Media britanike shkruan se teksa turistët shohin për Greqinë dhe Italinë, disa aventurierë kanë kanë shijuar vendin spektakolar në Shqipëri.

Blogerët e udhëtimeve Scott dhe Sal, nga Britania e Madhe, dokumentuan qëndrimin e tyre në Dhërmi, të cilin e quajtën të nënvlerësuar dhe ”Balin evropian”.

Dhërmiu është pak më shumë se tre orë me makinë në jug të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe ka pesë kilometra vijë bregdetare mahnitëse të mbushur me bare plazhi dhe resorte të jashtëzakonshme.

Ndodhen dy seksione, gjysma e sipërme, ku shtrihet qyteti i vjetër i çuditshëm, ndërsa gjysma e poshtme është vendi ku ndodhet plazhi, restorantet dhe hotelet.

Ndërsa temperaturat kanë filluar të bien në Australi, Shqipëria po hyn tashmë në muajt e saj të verës duke e bërë atë një destinacion perfekt për t’u larguar nga i ftohti dimëror.


Shtuar 11.04.2023 13:02