Tifozët e Man.United nuk mjaftohen me dorëheqjen e drejtorit sportiv, kërkojnë largimin e presidentit (FOTO LAJM)

Disa tifozë të Manchester United janë mbledhur afër stadiumit “Old Trafford” për të protestuar rreth largimit të Joel Glazer nga klubi.

Pas ‘skandalit’ të Superligës dhe inkuadrimit të Manchester United në të, tifozët e Djajve të Kuq kërkojnë largimin e presidentit nga klubi.

Një grup i tifozëve të Man Utd është parë jashtë stadiumit Old Trafford, duke protestuar për largimin e tij.

Edhe pse klubi ka njoftuar për largimin nga Superliga, tifozët prapë se prapë kërkojnë largimin e tij.

Ed Woodward, zyrtar i lartë i Man Utd është larguar pas përfshirjes së klubit në Superligë dhe nuk dihet çfarë fati do ta përcjellë presidentin.


Shtuar 24.04.2021 16:20