Tump i uron Pavarësinë Kosovës, përmend edhe medaljen e artë të fituar në Lojërat Olimpike
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Presidenti amerikan Donald Trump tha se e ardhmja e një Kosove sovrane, shumetnike dhe demokratike është në një rajon ballkanik të qëndrueshëm e të begatë, të integruar plotësisht në komunitetin ndërkombëtar.

Në një mesazh për Presidentin Hashim Thaçi, me rastin 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Trump tha se partneriteti midis SHBA-ve dhe Kosovës bazohet në vlera dhe interesa të përbashkëta, shkruan VOA.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara u gëzuan bashkë me qytetarët e Kosovës për medaljen e artë historike të fituar në Lojërat Olimpike të Brazilit dhe për pjesëmarrjen e ekipit të futbollit të Kosovës për herë të parë në sezonin FIFA-s.

Në mesazh, Presidenti Trump u shpreh se SHBA-të shpresojnë të vazhdojmë bashkëpunimin e gjerë dhe të thellë me Kosovën, të fokusuar në mbështetjen e zhvillimit demokratik dhe ekonomik, forcimin e sundimit të ligjit, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me fqinjët, dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm e luftëtarëve të huaj terroristë. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 18:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së