Tsipras: Na përgjojnë. Hetimet për AA, zbulohen emra të tjerë
Një deklaratë e kreut të opozitës
greke Aleksis Tsipras ka acaruar klimën politike, ndërsa në qendër të diskutimit janë arrestimet e krerëve të
Agimit të Artë dhe
hetimet për organizatën kriminale. "Lideri i SYRIZA-s, akuzoi shërbimet sekrete
greke se ka vënë nën përgjim telefonat e tyre, duke shkelur ligjin, pasi për këtë veprim nuk është njoftuar parlamenti.
Qeveria
greke nuk ka pranuar akuzën në fjalë, madje ministri i Rendit, Nikos Dendias kërkoi që të tërhiqen akuzat e pabaza, ose do të bëjë padi penale lidhur me to',-bën të ditur "Balkanweb". Ndërkaq
hetimet për krerët e
Agimit të Artë po nxjerrin detaje të tjera. Dëshmitarët në proces kanë nxjerrë emra të tjerë deputetësh, të implikuar në organizatën kriminale. Dëshmitë gjithashtu hedhin dritë edhe mbi përfshirjen e shqiptarëve në veprimtarinë raciste të
Agimit të Artë.
Në këtë klimë vazhdon të bjerë mbështetja për Agimin e Artë. Nga sondazhi i fundit i kryer, rezulton se krahasuar me shtatorin, partia në fjalë ka një rënie nga 6.8 në 6.4%. Ndërkaq rruga ku u vra këngëtari grek Pavlos Fissas do të marrë emrin e tij. Këngëtari i majtë antifashist, 34 vjeçari Pavlos Fissas u vra më 17 shtator me thikë dhe për këtë vrasje u arrestua një mbështetës i
Agimit të Artë./albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013,
ora 10:57