"Tsipras hedh pas krahëve krizën"
Një ditë më parë u apelua se nuk do të kishte asnjë datë për shtyrjen e borxheve, sikundër ato nuk do të faleshin për Greqinë. Por mjaft shpresëdhënës ka qënë kryeministri Alexis Tsipras, i cili është shprehur se do të ketë një rrugë për zgjidhjen e krizës.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai është shprehur se do të ketë një zgjidhje për krizën e borxheve të vendit të tij, e cila do të lejojë shtetin që të ketë rritje ekonomike, teksa do të vazhdojë të qëndrojë në eurozonë.

Në një deklaratë thuhet se Tsipras ka mirëpritur samitin emergjent të kerkuar nga liderët evropian, që është planifikuar të mbahet në 22 qershor, vetëm 12 ditë para se Greqia të paguajë borxhin prej 1.8 miliardë dollarë FMN-se. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2015, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori