Trupi i Millosheviqit i dorëzohet djalit të tij
Albeu.com
Ambasada holandeze në Moskë e ka paisur të birin e Millosheviçit, Marko Millosheviç me vizë tre ditore në mënyrë që ai të marrë trupin e të atit.Burimet diplomatike hollandeze bëjnë të ditur se kanë paisur me viza dhe katër mjekë rusë. Kjo kërkesë ishte bërë gjatë ditës së djeshme edhe nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.


"Në kushtet kur ndaj nesh nuk kishin besim edhe ne ruajmë të drejtën të mos i besojmë ata që kanë kryer autopsinë. Kemi kërkuar nga gjykata që mjekët tanë të jenë në autopsi ose të njihen nga afër me rezultatet", tha Lavrov. Avokati i Millosheviçit deklaroi gjatë ditës se familja ka vendosur që Millosheviçi të varroset në Beograd. Por së fundi i biri tha se do kërkojë nga autoritetet ruse lejen që ta varrosë në Moskë, nëse qeveria serbe nuk ofron garancitë e nevojshme për familjen e Millosheviçit nëse ceremonia zhvillohet në Beograd. Drejtësia serbe nesër vendos lidhur me urdhërarrestin ndërkombëtar lidhur me të venë e Millosheviçit. rtk
Shtuar më 14/03/2006, ora 13:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori