Trupat e 20 viktimave malajziane mbërrijnë në Kuala Lumpur
Pëlqej
Trupat e 20 viktimave malajziane të fluturimit “MH17”, që u rrëzua në korrik në Ukrainë, kanë mbërritur në Kuala Lumpur teksa vendi po mban një ditë zije kombëtare.

Një avion i posaçëm u ngrit më herët nga Amstërdami dhe u ul në aeroportin e kryeqytetit malajzian rreth orës 10:00 me orën lokale. Flamujt kombëtarë do të mbahen të gjithë në gjysmështizë, ndërsa do të mbahet edhe një minutë heshtje. Avioni me numër fluturimi “MH17” mendohet të jetë rrëzuar nga një raketë e qëlluar nga rebelët pro-rusë, akuzë të cilën ata e mohojnë. Të 298 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në bord humbën jetën më 17 korrik. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori