Takimi me Alibeajn dhe Bardhin, Berisha zbulon çfarë diskutuan: Nuk ishte vetëm shtrëngim duarsh

Pas mbledhjes së zhvilluar në selinë blu, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për media. Berisha ka zbuluar se çfarë ka diskutuar me Alibeajn dhe Bardhin.

“Tani PD ka një logo, një statut të mbledhur nga anëtarësia. Ju jeni të dini se çfarë u bisedua. Shkova takova dhe i shtrëngova dorën, u ula dhe bisedova me Alibeajn dhe Bardhin.

Nuk ishte vetëm një shtrëngim duarsh por diskutuam. Mund të them se i gjeta të preokupuar për procesin e bashkimit, por kishim diferenca. Drejtuesit aktualë duhet të dialogojnë, diskutojnë në grupin e PD. Komisioni i rithemelimit ka besim të plotë te grupi parlamentar i kësaj partie dhe mesazhi më i mirë që mund të përcjellin deputetët demokratë është normalizimi i plotë i kësaj partie”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 25.03.2022 16:02