Trump zgjedh Sekretarin e ardhshëm të Strehimit dhe Zhvillimit Urban
Ben Carson do të emërohet si Sekretari i ardhshëm i Departamentit amerikan të Strehimit dhe Zhvillimit Urban, njoftoi sot ekipi i tranzicionit të Donald Trump.

"Unë jam i lumtur të emëroj Ben Carson si Sekretarin tonë të ardhshëm të Strehimit dhe Zhvillimit Urban," tha presidenti i zgjedhur në një deklaratë.

"Ben Carson ka një plan të shkëlqyer dhe është i apasionuar pas forcimit të komuniteteve dhe familjeve brenda këtyre komuniteteve.

Ne kemi biseduar gjerësisht rreth agjendës sime urbane të rinovimit dhe mesazhit tonë të rilindjes ekonomike.

Ben ndan optimizmin tim për të ardhmen e vendit tonë dhe jemi të sigurt që kjo është një Presidencë që përfaqëson të gjithë amerikanët, thuhej më tej në deklaratën e Trump.

Sekretari amerikan i Strehimit dhe Zhvillimit Urban mbikëqyr programet federale të strehimit publik dhe ndihmon në formulimin e politikave të të pastrehëve.

Ashtu si edhe të gjithë sekretarët e kabinetit, Carson duhet të konfirmohet nga Senati. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2016, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori